MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Dramatike në Durrës, Teuta ndal Kukësin

29.02.2020 - 19:09

Ndeshja e fundit e javës 24 të Superligës ka dhuruar emocione. Kukësi është befasuar nga Teuta në Durrës, teksa ndeshja u mbyll në shifrat 2-2. Pa harruar mirë humbjen me Tiranën javën e shkuar, verilindorët marrin “shuplakën” e radhës nga Teuta.

Këta të fundit e kthyen në dramë ndeshjen e sotme me një gol në minutën e fundit nga këmbët e Kallakut që vendosi barazpeshën dhe heshti kampin e Kukësit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të ekzekutuar në mënyrën më të mirë nga Kallaku. Por kur pritej mbyllja e pjesës së parë, një tjetër 11-metërsh është dhënë për Kukësin dhe Shkurtaj nuk do të gabonte, për t’i dërguar në dhomat e zhveshjesh në shifrat 1-1.

E për kaluar për herë të parë në avantazh verilindorët në këtë përballje ka menduar sërish Shkurtaj, por këtë herë përgëzimet shkuan për Abazajn. Teksa futet bukur në driblim në krahun e majtë, ia bën fare të lehtë shokut të skuadrës që të dërgoj topin në rrjetë.

Për të mbërritur në minutën e fundit, ku ajo goditje nga distanca e Kallakut, nuk u ndal dot nga portieri kundërshtar. Në këtë mënyrë, Tirana shkon në 4 pikë larg Kukësit në krye.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë shkëputen në krye

Tirana “shkurorëzon” Partizanin në derbi