MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Skënderbeu fiton në limit, ngec Bylis, Laçi i treti

29.02.2020 - 15:59

Pas derbit të djeshëm, kanë përfunduar edhe 3 ndeshje të Kategorisë Superiore në futboll, për llogari të javës 24. Laçi fiton 2-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas dhe merr vendin e tretë në renditje.

Të dy golat për kurbinasit u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht nga Nuabueze me penallti. 11-metërshi u fitua nga vetë autori i golit, edhe pse vendasit protestuan. Fitorja u vulos nga Xhixha në minutën e 88-të.

Skënderbeu ka shënuar në kohën shtesë me anë të Krasniqit, duke fituar 1-0 në Shkodër përballë Vllaznisë. Tri pikë me shumë vlerë për miqtë, që tani shkëputën me 4 pikë nga kuqeblutë.

Bylis ka lënë dy pikë në Ballsh përballë Flamurtarit të rënë nga Superliga. Pavarësisht dominimit të vendasve, ndeshja është mbyllur në barazim pa gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë shkëputen në krye

Tirana “shkurorëzon” Partizanin në derbi