MENU
klinika

Lëvizjet e orës së fundit

Dy kuqezinjtë që u transferuan në limitet e merkatos

01.02.2020 - 12:44

Në ditën e fundit të merkatos, dy kuqezinj ndryshojnë skuadër. Florian Kamberi, ashtu sic lajmëruam një ditë më parë, është pjesë e Rangers në Skoci.

Sulmuesi shqiptar, që ende nuk ka debutuar me Kombëtaren, tashmë do të jetë nën urdhërat e Steven Gerrard, ashtu sic ishte më parë Eros Grezda. Kamberi kaloi në formulën e huazimit nga Hibernian.

Ndërsa mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli, është transferuar në Ligën e dytë franceze te skuadra e Le Mansh, teksa mbylli aventurën që kishte nisur prej vitit 2016 me Empolin.

Ekipi francez ka vlerësuar tej mase transferimin e Veselit duke e prezantuar si një mbrojtës me shumë eksperiencë, pjesëmarrës në Europianin e 2016 në Francë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas largimit të Grezdës

Rangers merr një tjetër shqiptar

Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”