MENU
klinika

"Tkurrja" e dy shtyllave të bllokut

Ekonomia e Eurozonës në T4/ Performanca më e dobët në 7 vite

01.02.2020 - 16:41

Viti 2019 nuk kurseu as ekonominë e Eurozonës me tkurrjen e Francës dhe Italisë. Rënia e dy prej shtyllave më të mëdha të bllokut solli rritjen më të ngadaltë në 7 vite dhe një goditje për qeveritë e këtyre vendeve.

Presidenti Emmanuel Macron ndodhet nën presion prej protestave mbi reformën e pensioneve, ndërsa koalicioni qeverisës në Itali po copëtohet nga brenda. Produkti i Brendshëm Bruto në Eurozonë u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e katërt, nga 0.3% rritje që tregoi në tremujorin e tretë. Ekonomia franceze u tkurr me 0.1% dhe Italia publikoi një tkurrje me 0.3%. Megjithatë, ngadalësimi ekonomik mund të jetë i përkohshëm, ndërkohë që sondazhet tregojnë se më e keqja ka kaluar.

Banka Qendrore Europiane ka bërë të ditur se rreziqet në perspektivë janë larguar, ndërsa Komisioni Europian raportoi një përmirësim të ndjesisë ekonomike, nxitur nga manifaktura dhe ndërtimi. Analistët thonë se pritet një vrull në vitin 2020, ndërkohë që tensionet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë zbutur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


FMN bën llogaritjn shqetësuese

Rritja ekonomike/ Kina nuk është më si dikur