MENU
klinika

Shpallet në kërkim autori

Elbasan/ Grabitet argjendaria pranë Drejtorisë së Policisë

15.02.2020 - 14:38

Argjendaria pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit është bërë pre e një grabitje mesditën e sotme, 15 shkurt. Një person me maskë ka hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetases Antoneta Balla dhe “dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish” informon policia e Elbasanit.

Grabitja u shënua në lagjen “Aqif Pasha” të Elbasanit dhe autori është larguar duke lënë pistoletën atje. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe e ka shpallur në kërkim. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje. Nuk bëhet e ditur vlera e bizhuterive të grabitura.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan