MENU
klinika

Policia nis hetimet

Fier/ Grabitet në mes të ditës karburanti

23.09.2018 - 16:08

Një grabitje ka ndodhur në një karburant në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkruti” ku një person ende i paidentifikuar ka vjedhur xhiron ditore të karburantit.

Më datë 23.09.2019, në lagjen “8 shkurti”, një person ende i pa identifikuar i ka marrë lekët e xhiros rojes së një karburanti. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.

Autori ka qenë i armatosur apo jo, por sipas dëshmitarëve ka qenë i maskuar me kapuç.

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për marrjen e dëshmive.