Pas suksesit të që pati me këngën “Me Tana”, ku u rendit në vendin e dytë në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata duket se po punon për projektin e saj të radhës.
Këtë e ka treguar këngëtarja nëpërmjet postimeve të fundit që ka bërë në Instagram. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt një vendi përrallor, në Islandë dhe me siguri aty është duke përgatitur klipin e këngës.
View this post on Instagram
Për sa u përket bashkëpunëtorëve, ajo po punon sërish me producentin e njohur Poo Bear. Këngëtarja ka ripostuar një foto të producentit, i cili tregon se është kënaqësi e madhe për të që të punojë me një artiste si Elvana.
Kujtojmë se me Poo Bear, Elvana ka bashkëpunuar edhe për disa këngë të tjera të njohura si, “Forever is over”, “Shade” apo “Off guard”.