MENU
klinika

"Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin për..."

Erdogan: Politikat tona nuk janë aventura

23.02.2020 - 15:10

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një ceremonie në Izmir deklaroi se “Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë as aventurë dhe as të parëndësishme”.

“Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë as aventurë dhe as preferenca të parëndësishme. Nëse vendin tonë nuk e vendosim në pozicionin që meriton në ndryshimin e fuqive që po ndodhë në rajonin tonë, larg qoftë në të ardhmen na e bëjnë jetën skëterrë në këto territore. Për këtë arsye theksojmë se si vend dhe si popull po zhvillojmë një luftë për pavarësi”, tha Erdoğan gjatë një ceremonie në qytetin Izmir në hapjen e autostradës Menemen-Aliağa-Çandarlı.

Erdoğan tha se në këtë luftë interesat e tyre herë-herë përplasen me ato të fuqive të tjera.

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 24 : President of Turkey, Recep Tayyip Erdoğan speaks while holding up a map at the United Nations General Assembly at the United Nations on September 24, 2019 in New York City. The United Nations General Assembly, or UNGA, is expected to attract over 90 heads of state in New York City for a week of speeches, talks and high level diplomacy concerning global issues (Photo by Stephanie Keith/Getty Images)

“Nëse është e nevojshme duke hedhur hapa edhe të vetëm po përpiqemi ta çojmë vendin tonë drej objektivave të saj të drejta. Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin e mjaftueshëm që të ndjekë politika të pavarura diplomatike dhe t’i vendosë në zbatim këto në terren”, tha presidenti turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në përpjekjet që bëjmë përdorim në nivel maksimum fuqinë tonë politike dhe atë diplomatike dhe nëse është e nevojshme edhe atë ushtarake. Përdorim të gjitha mundësitë tona që janë të nevojshme për të ndryshuar ecurinë e ngjarjeve si në terren ashtu edhe në tryezë. Në çdo çështje që kemi treguar qëndrim të vendosur kemi arritur të marrim rezultat”, tha Erdoğan duke shtuar se nëse kthehemi dhe shohim prapa vërejmë se pikat e problemeve që janë duke përjetuar sot janë shkaktuar ngaqë më parë nuk janë treguar mjaftueshëm qëndrime të vendosura.

“Çdo përpjekje që ne shmangim sot në Siri, Libi, Mesdhe dhe në përgjithësi në rajonin tonë, nesër na kthehet me një faturë më të rëndë. Jemi të detyruar të bëjmë këtë përpjekje në mënyrë që këto kërcënime që cenojnë unitetin dhe mbijetesën tonë kombëtare të mos na kthehen si shqetësim terrorizmi, politik, ekonomik dhe paqëndrueshmëri në atdheun tonë”, tha Erdoğan.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se kanë rinisur me Rusinë në bisedimet për rajonin Idlib të Sirisë, por shtoi se diskutimet nuk ishin ende në nivelin e dëshiruar.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se forcat turke do të ndërmarrin një operacion “të menjëhershëm” në Siri, për t’i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar.

Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!