MENU
klinika

Daily Mail/ Paralajmërojnë ekspertët

GDP-ja botërore do të ulet me 850 mld paund

20.02.2020 - 12:50

Ekonomia botërore mund të përballet me një rënie prej 850 miliardë paundësh nëse koronavirusi vdekjeprurës bëhet një pandemi e plotë, paralajmëruan ekspertët. Për momentin shumica e të infektuarve janë në Kinë, që do të thotë se klasifikohet si një epidemi.

Por në një skenar të rastit më të keq, ku virusi prek një numër të madh njerëzish në të gjithë botën, duke u bërë një pandemi, Oxford Economyics paralajmëroi se ekonomitë e G7, si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania, mund të shkojnë në recesion.

Njoftimi vjen pasi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se koronavirusi rrezikonte të krijonte “ndërprerje të konsiderueshme të zinxhirit të furnizimit” dhe një rënie dramatike në besimin e investitorëve.

Shqetësimet e para kanë nisur nga shumë kompani të njohura në botë pasi fabrikat e tyre të prodhimit janë në Kinë. Nëse virusi përhapet vetëm në Azi, Oxford Economyics tha se 310 miliardë do të fshiheshin nga PBB-ja botërore, me rritjen vjetore të ngadalësuar në 1.5 përqind në gjysmën e parë të vitit 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

Çfarë po ndodh me 'fabrikën e botës'?

BBC/ Rritet presioni për të rihapur fabrikat