MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Goga Basket rrëmben edhe Kupën e Shqipërisë

04.02.2020 - 20:20

Pas kampionatit, Goga Basket shpallet fituese edhe e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skuadra durrsake mundi 80-70 në finale Vllazninë.

Ndeshja u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova” në kryeqytet. Ka qenë një fitore me përmbysje për Goga Basket, duke parë se shkodranët kanë arritur të kryesojnë edhe me 12 pikë gjatë takimit.

Kështu, pas kampionatit të parë të fituar në historinë e klubit, durrsakët kanë arritur të fitojnë edhe Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që janë pretendentë sërish për titullin e këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN