MENU
klinika

Do pilotohen nga vëllezërit Marquez

Honda prezanton motorat e sezonit 2020

04.02.2020 - 17:04

Honda Repsol ka zbuluar sot për fansat motorin kampion në Moto GP. Këtë sezon, motori japonez do të pilotohet nga vëllezërit Alex dhe Marc Marquez.

Ky i fundit është kampion bote në Moto GP (mban nr.93) dhe këtë sezon do të ketë në krah vëllanë e tij më të vogël (mban nr.73), që debuton në këtë kategori.

Pavarësisht se në krah do të ketë si rival edhe të vëllanë, Marc Marquez nuk bën lëshime: “Në pistë janë të gjithë rivalë, edhe vëllai im. Jam shumë i motivuar dhe dua titullin edhe këtë vit.

Nuk ka për të qenë e lehtë, por tashmë jam mësuar me këto sfida. Gradualisht po rikuperoj nga operacioni dhe do të jem gati për garën e parë sezonale”.