MENU
klinika

Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”

10.02.2020 - 21:19

Marash Kumbulla është futbollisti më i përfolur ditët e fundit në futbollin italian, pas ndeshjes shumë të mirë që bëri ndaj Juventusit.

Në një intervistë për “L’Arena”, trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka folur për mbrojtësin shqiptar. Ai ka komentuar dhe formën e lojtarit të skuadrës së tij dhe i ka dhënë një këshillë për të ardhmen.

“Te Napoli u thashë që të merrnin menjëherë Kumbullën. Ai ka moshën e duhur, fizikun e fortë dhe është një djalosh shumë serioz, por për momentin nuk kaloi te napolitanët.

Dy vite më parë, ai duhet të përfundonte te Juventusi, por disa nga menaxherët e Veronës dhe disa nga familjarët e tij preferuan të rritej në Verona. Shqipëria? Itali nuk e thirri askush, kështu që unë e thirra dhe i dhashë mundësinë të debutonte me vendin e tij të origjinës” – u shpreh Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Transferimi shtyhet për në verë

Kumbulla refuzon të gjithë, do Interin