MENU
klinika

Në garë për karrige!

Ja kush do e drejtojë vendin më të fuqishëm në botë!

28.02.2020 - 17:24

Gara për postin e Angela Merkel, dhe për tu bërë drejtues i qendrës së djathtë të Demokratëve të Krishterë të Gjermanisë (CDU) dhe potencialisht kancelar, vazhdon.

Ajo nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Gjermanisë, që do të mbahen në tetor 2021.

Është fundi i një epoke: Merkel drejton Gjermaninë dhe vendos për politikën e BE që nga 2005.

Tani tre kandidatë, të gjithë burra, janë në garën për të udhëhequr partinë e saj. Pra, kush mund ta pasojë kancelaren Merkel në votimin e anëtarëve të CDU në 25 prill?

Friedrich Merz

64-vjeçari, si rivalët e tij, është nga North Rhine-Westphalia (NRW), shteti më i populluar i Gjermanisë, ku aktiviteti kryesor është industria e rëndë e rajonit Ruhr. Ai ka drejtuar grupin parlamentar CDU / CSU. Si një milioner, me lidhje biznesi, ai e quan veten si kandidat i “një fillimi të ri dhe rinovimi të CDU”. Në shumë zona në Gjermani ” ai u zotua të frenojë imigracionin e paligjshëm.

Para se të bëhej deputet në Bundestag, ai ishte një eurodeputet në Parlamentin Evropian. Ai u largua nga politika në vitin 2009 pas një mosmarrëveshjeje me Merkel.

Armin Laschet

Laschet, 59 vjeç është kryeministër i rajonit NRW dhe thekson “kohezionin social” si një synim kryesor, pasi ai sheh “kaq shumë agresion, aq shumë zemërim” në Gjermani tani. Ai është parë si kandidati i “vazhdimësisë së Merkel”. Prof Niedermayer i tha BBC-së se “ai është shumë afër Merkel për politikën e refugjatëve”. Sidoqoftë, ai tani ka një aleat me ndikim në Jens Spahn, një figurë më konservatore që është bashkuar me të dhe mund të fitojë konservatorët e CDU. Z. Spahn ishte pritur të kandidojë vetë për udhëheqjen.

Politika e koalicionit do të ndikojë në këtë garë. CDU po qeveris Gjermaninë me Social Demokratët (SPD), por të gjelbrit kanë fituar terren. Një koalicion i ardhshëm CDU-Të gjelbrit është një mundësi shumë e rëndësishme. Ashtu si Merz, Armin Laschet shërbeu edhe si deputet i Bundestag më parë, pastaj si eurodeputet. Ai ka qenë një figurë kryesore në politikën rajonale të NRW që nga 2005.

Norbert Röttgen

Röttgen, 54 vjeç, ishte ministër gjerman i mjedisit në 2009-2012, por Merkel e shkarkoi atë kur ai humbi një zgjedhjet në NRW në 2012. Ai është një kritik i fortë i Merkel dhe nuk pritej të hynte në garë për postin e saj. Röttgen aktualisht kryeson Komitetin e Bundestag për Punë të Jashtme. Ai ka bërë thirrje për fytyra të reja në krye të CDU, duke argumentuar se gratë “i përkasin vendit më të spikatur në CDU”, dhe ai është zotuar ta bëjë këtë realitet, jo vetëm fjalë.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar