Si pasojë e virusit vdekjeprurës që është përhapur në Kinë, aktori James Bond ka anulluar premierën e filmit të tij të ri në këtë vend.
“No time to die” nuk do të mbajë një premierë në Kinë, ashtu si dhe shumë filma të tjerë që e kishin premierën e tyre në muajin shkurt.
Kjo për të shmangur çdo kontakt me virusin apo personat e infektuar prej tij.
Kasti i aktorëve së bashku me stafin e filmit të shumëpritur ka marrë vendimin të mos jenë të pranishëm në shtetin më të rrezikuar të momentit. Koronavirusi ka frikësuar popullin dhe shifrat e tij janë rritur ndjeshëm.
Deri tani janë regjistruar 2010 viktima, ndërsa numri global i rasteve të infektuara është 75.199.