MENU
klinika

Kupa e Italisë

Juve shmang humbjen në ndeshjen e parë

13.02.2020 - 22:42

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë në “San Siro” mes Milanit dhe Juventus ka përfunduar në barazim 1-1, duke lënë gjithcka të hapur për 4 mars në ndeshjen e kthimit në Torino.

Milan ka luajtur më mirë, 2 herë në pjesën e parë vuri në provë portierin Buffon. Dy yjet, Ibrahimovic dhe Ronaldo, pak u dukën në zonat respective. 45 minutëshi i parë përfundoi pa gola.

Në të dytën, vendasit rritin ritmin dhe në minutën e 61-të, kur Rebic gjen cepin e portës së Juventusit. Minuta të mirë për kuqezinjtë, por Theo Hernandez kompromenton sfidën në 72-të, kur merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Milanin me 10 lojtarë.

Sarri ndërhyn më zëvendësime, duke futur në fushë Higuain dhe Rabiot, por nuk pati raste shënimi. Në fund, Juventus merr penallti dhe Ronaldo nuk fal nga pika e bardhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN