MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam dhimbje në qafë dhe mpirje. Çfarë të bëj?

08.02.2020 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje. Kam dhimbje në qafë dhe mpirje. Çfarë është?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Spondiliartroza, ose artriti i shtyllës kurrizore, mund të preki çdo komponent të shtyllës kurrizore. Shtylla kurrizore është e ndarë në zona: qafa (pjesa cervikale e shtyllës kurrizore), pjesa e kraharorit (pjesa torakale e shtyllës kurrizore), dhe pjesa e poshtme e kurrizit. Duhet të keni për qëllim që të mbani qafën në lëvizje sa më normalisht që të mundeni. Gjatë fazave me dhimbje të forta, mund të keni nevojë për të pushuar një ose disa ditë. Megjithatë, mund të filloni me ushtrime të lehta të qafës kur të jeni në gjendje për t’i kryer. Nuk duhet ta lini qafën që të bllokohet. Gradualisht përpiquni të rrisni numrin e lëvizjeve të qafës. Çdo disa orë lëvizni qafën lehtë në secilin drejtim. Bëjeni këtë disa herë në ditë. Për më tepër duhet të bëni një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN