MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Kam fytyrën të skuqur në pjesë të ndryshme. Çfarë është?

21.02.2020 - 11:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

 

Pacientja: Përshëndetje, jam 56 vjeçe dhe kam fytyrën të skuqur në pjesë të ndryshme. Çfarë është?

Përgjigjet dermatologia:  Një patologji mjaft e hasur që shoqërohet me skuqje të lëkurës së fytyrës dhe në përqindje më të lartë të meshkujt, është dermatiti seborrheic. Një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës (ajo që quhet zbokth), madje edhe në trup. Kjo patologji është e lokalizuar më tepër në atë që quhet zona T në fytyrë, aty ku janë dhe më së shumti gjendrat e yndyrës. Ekspozimi në diell duket se e përmirëson këtë patologji. Ndërsa trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e pomadave që kanë në përbërje ketoconazol apo ciclopirox (përbërje antimykotike), përdorimi i pomadave me kortizonikë të dobët duhet të bëhet nën kujdesin e mjekut dermatolog dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohe. Do t’ju këshilloja të bëni një vizitë më specifike për të pare gjëndjen tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.