MENU
klinika

Akuzat

Kina konflikt me SHBA-në edhe për…koronavirusin

03.02.2020 - 20:43

Qeveria Kineze e akuzon SHBA-në për përhapjen e panikut ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Bëhet fjalë për vendimin e SHBA për të deklaruar gjendjen emergjente të shëndetësisë dhe ndalimin e të huajve për të hyrë në Kinë.

Deri tani janë konfirmuar 17 mijë raste me virus në Kinë dhe 361 raportohen të vdekur. Jashtë Kines raportohen 150 raste të konfirmuara me virus dhe vetëm një person i vdekur në Filipine,.

Virusi i cili shkakton infeksion raspirator akut duket se nis me një të ftohur. Shpërthimi ndodhi ditën e Vitit të Ri Kinez.

Me 30 janar, Organizara Botërore shpalli emergjencën globale për koronavirusin.

SHBA, para disa ditëve urdhëroi që të largohen gjithë qytetarët amerikan nga provinca e Wuhan.

Ndërkaq të gjithë ata që kthehen nga Kina do të mbahen 14 ditë në karantinë do t’i nënshtrohen testeve mjeksore për të evidentuar rastet e infektuara dhe për të parandaluar përhapjen e saj.

Lufta tregtare midis ShBA dhe Kinës filloi me tarifat shtesë të Presidentit Trump kundër disa produkteve të importuara nga Kina që nga marsi 2018.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë arritën një marrëveshje të pjesshme të tregtisë në fillim të këtij muaji. Sipas paktit, Uashingtoni ra dakord të anulojë disa tarifa të reja dhe të zvogëlojë tarifat për disa tjera, dhe Kina tha që do të blinte më shumë produkte bujqësore amerikanë. Ai gjithashtu përfshin ndryshime në lidhje me pronësinë intelektuale dhe teknologjinë.

Trump e sheh marrëveshjen tregtare si një prioritet para zgjedhjeve të vitit 2020. Beteja tarifore midis SHBA dhe Kinës ka shqetësuar investitorët, të cilët kanë frikë se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike.

Trump, i cili dikur tha se do të preferonte të priste deri pas zgjedhjeve të vitit 2020 për të arritur një marrëveshje tregtare me Kinën, tani po bën presion për të vazhduar me një fazë të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë