MENU
klinika

Mesfushori shqiptar i jep pikë ekipit të tij

Klaus Gjasula shënon golin e dytë në Bundesliga

08.02.2020 - 18:07

Vjen goli i dytë sezonal për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili u kthye në heroin e skuadrës së tij Paderborn, duke arritur t’i japë një pikë të ҁmuar në takimin kundër Shalke në javën e 21-ë të Bundesliga-s.

Pas ekzekutimit të goditjes së këndit në minutën e 81-ë, 30-vjeҁari parakaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi fuqishëm me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi për të mohuar golin e tij portierit të Shalkes.

Gjasula u aktivizua në minutën e 11-ë në këtë takim duke zëvendësuar shokun e skuadrës Sabiri. Ky barazim i jep shpresë Paderbornit për të besuar te qëndrimi në Bundesliga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptari në historinë e Bundesliga

Rekordi negativ i Gjasulës, 10 kartonë në 18 ndeshje