MENU
klinika

Triumfon ndaj ekipit vendas

Kombëtarja e futsallës kualifikohet në Elite Round

01.02.2020 - 22:26

Shqipëria ka bërë një hap të madh në futbollin e sallës. Pavarësisht humbjes me Andorrën 1-0 dy ditë më parë, kuqezinjtë fituan takimin vendimtar kundër Bullgarisë vendase, duke siguruar një rezultat historik.

Në këtë fazë, Shqipëria siguroi 2 fitore (ndaj San Marinos 4-1 dhe Bullgarisë 1-4) dhe pësoi humbjen e papritur me Andorrën (0-1). Pati kritika për humbjen e fundit, por fitorja e fundit shuan gjithcka.

Tetë gola të shënuar në 3 ndeshje dhe 3 të pësuar, tregojnë se ekipi ynë kombëtar është rrugën e duhur. Tashmë pritet shorti në fazën tjetër, ku kuqezinjtë premtojnë surprizën e radhës.

REZULTATET

29 janar/ Shqipëri 4-1 San Marino

30 janar/ Andorra 1-0 Shqipëri

1 shkurt/ Bullgari 1-4 Shqipëri

RENDITJA E GRUPIT D

Shqipëria 6 pikë

San Marino 4 pikë

Bullgaria 4 pikë

Andorra 3 pikë