MENU
klinika

Bundesliga, java 22

Koreografi unike, Dortmund ua shpërblen me 4 gola

14.02.2020 - 22:26

Spektakël në shakllët e stadiumit, spektakël në fushë! Tifozët e Borussia Dortmund janë më të veçantit në botë. Sonte, në fitoren 4-0 të ekipit të tyre ndaj Eintracht Frankfurt, kanë dhuruar një koreografi spektakolare.

Ekipi vendas gjeti goli me anë të Lukasz Piszczek. Mbrojtësi gjuajti mjaft bukur një top në hyrje të zonës dhe e dërgoi në rrjetë. 34-vjeçari i jep avantazhin ekipit të tij.

Dortmund shënon të dytin në 50’. Witsel dha një pasim mjeshtror për Jadon Sanchon dhe anglezi arriti që të shmangte mbrojtësin dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Nuk mund të mungonte Erling Haaland, që shënon golin e tretë. Tetë gola për norvegjezin në 5 ndeshje. Në 74’, Guerreiro shënon edhe golin e katërt. Me këtë fitore, Dortmund ngjite në vendin e dytë, 1 pikë pas Bayern.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të shumtë e të zhurmshëm

10 tifozëritë më të zjarrta në futboll