MENU
klinika

Planet e kompanisë

Koronavirusi pengon edhe Apple!

06.02.2020 - 12:12

Kompania Apple mund të mos jetë në gjendje të prodhojë sasinë e planifikuar të telefonëve të rinj iPhone për shkak të epidemisë së koronavirusit që ka shpërthyer në shumë zona të ndryshme të botës. Një raport i ditëve të fundit, thotë se kompania Apple kishte bërë një porosi tek furnitorët e saj në Kinë për 80 milionë telefonë të rinj Iphone që duheshin dorëzuar në gjysmën e parë të vitit 2020.

Kjo sasi përfaqësonte një rritje prej 10 përqindësh në prodhimin vjetor të telefonave.

Porosia për telefonë shtesë përfshinte 65 milionë modele të vjetra dhe 15 milionë për telefonin më të ri, pasardhësin e  Iphone SE-së që pritet të dalë në treg në muajin mars. Megjithatë, sipas të njëjtit raport, këto plane janë të vështira për tu arritur. Përfaqësuesit e firmës prodhuese të telefonave besohet të kenë njoftuar kompaninë Apple për vështirësitë në arritjen e këtij objektivi për shkak të virusit të rrezikshëm.

Koronavirusi pengon planet e Apple për prodhimin e telefonëve të rinj Prodhimi i telefonit më të ri të Apple –iPhone SE2- që besohet të ketë një çmim më të lirë, ishte planifikuar të niste në javën e tretë të shkurtit.

Apple kishte planifikuar të shtonte edhe prodhimin e kufjeve AirPods deri në 45 milion njësi për gjysmën e parë të vitit 2020. Kjo kërkesë u nxit nga shitja e rreth 60 milionë kufjeve të tilla në vitin 2019. Megjithatë, epidemia e Koronavirusit ka shkaktuar pasiguri dhe sfida të mëdha për prodhimin e telefonëve dhe kufjeve. Ndikimi i një pengese të tillë në prodhimin vjetor të telefonëve nuk është ende i qartë, megjithatë vonesat dhe mungesat në treg janë mesa duket të paevitueshme. Deri më tani, virusi i ka marrë jetën 563 personave, ndërkohë numri global i rasteve të prekura ka arritur në 28,256.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?