Kryeministri Rama i ka dërguar një letër homologut kinez Li Keqiang ku i shpreh solidaritet dhe ngushëllimet për të vdekurit nga koronavirusit.
Rama shprehet se është i bindur se qeveria kineze dhe qytetarët e saj do ta kalojnë këtë situatë të vështirë. Ai i kujton Li Keqiang se Shqipëria i ka ende plagët e hapura prej tërmetit të 26 nëntorit dhe është e vetëdijshme për solidaritetin dhe ndihmën midis kombeve dhe njerëzve në ditë sprovuese.
LETRA E EDI RAMËS
Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë me Kinën dhe qytetarët kinezë rreth përhapjes së koronavirusit në Wuhan, provinca Hubei.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve.