MENU
klinika

"Do ta kalojmë edhe këtë flamë"

Koronavirusi/ “S’ka vend për panik”, Rama: Ndiqni këto këshilla

25.02.2020 - 18:07

Kryeministri Edi Rama këshillon shqiptarët të ndjekin këshillat e miratuara nga OBSH dhe të shmangin telebroçkullat që ushqejnë panikun në kohën kur të gjithë janë të trembur nga COVID-19. Në një postim në “Facebook”, Rama publikon videon me këshilla për qytetarët për të evituar infektimin. Duke përdorur shkronjat kapitale, me sa duket për t’i dhënë më shumë theks mesazhit, ai thotë se nuk ka asnjë rast me coronavirus por edhe nëse do të ketë në ditët e javët në vijim, do ta kalojmë edhe këtë flamë.

POSTIMI I RAMËS

NUK KA VEND PËR PANIK!
JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN?
DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU?

Rama Fb

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky biznes mund të ketë fitime

Coronavirus/ ‘Godet’ ekonominë globale?

Ç'po ndodh me naftën?

Coronavirus/ Bie kërkesa globale