09.02.2020 - 13:06
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditë zie 9 shkurtin, për të nderuar figurën e mbretëreshës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, raportojnë mediet në Kosovë. Sikurse bëhet e ditur, Thaçi e ka marrë këtë vendim, në shenjë respekti institucional dhe qytetar, për këngëtaren e mirënjohur, e cila ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Sipas njoftimit të Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, sot në ditën e zisë, flamuri shtetëror do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq edhe varrimi i të ndjerës bëhet sot në Pagarushë të Malishevës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Këngët e saj do të këndohen përjetë”
Meta: Nexhmije Pagarusha ishte e papërsëritshme!
Nostalgji për divën e muzikës shqiptare
Epopeja që mban emrin Pagarusha
Diva e muzikës shqiptare!
Çfarë ka thënë Dritëroi dhe Pagarusha për Vaçe Zelën?
Ylli që muzika njohu...