MENU
klinika

"Nuk po gaboj"

Kurti tregon kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë

26.02.2020 - 14:30

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se reciprociteti i plotë me Serbinë do të bëhet porsa të elaborohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Këto komente, Kurti i ka bërë pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”. Për këtë, Kurti i ka lutur mediat që mos të nguten në këtë drejtim, pasi siç ka thënë ai qeverisja e tij nuk bënë gabime.

“Tarifa do të zëvendësohet me reciprocitet. Mos u ngutni sepse duhet fillimisht do ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa ta kemi këtë se e ka marrë Ministria e Zhvillimi Ekonomik, e më pastaj do ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Por ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë dhe në rrugën tonë të mirë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, sa i përket projektbuxhetit për vitin 2020, Kurti ka thënë se kjo do të bëhet në gjatë muajit mars dhe menjëherë do të dërgohet për në Kuvend. “Në muajin mars besojmë se do ta kemi projektligjin për buxhetin për vitin 2020, i cili do të diskutohet në Kuvend. Nuk mendoj se jemi vonuar në këtë drejtim”, ka thënë Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veseli thirrje qeverisë së re të Kosovës

“Të mos hiqet taksa 100 përqind ndaj mallrave serbe”