MENU
klinika

Ja pse e bëri këtë ndryshim...

Kurti zëvendëson taksën 100% ndaj mallrave serbe

06.02.2020 - 20:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria Haradinaj për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.

Albin Kurti tha gjithashtu se qeveria që ai drejton, nuk i vë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në të njëjtat pozita, kjo edhe për shkaqe historike, por edhe arsye aktuale.

Ai tha se për shkak të zotimit para elektoratit, do ketë me Serbinë reciprocitet ekonomik, politik e tregtar, e cila do të zëvendësojë tarifën 100 për qind.

Ai sqaroi se reciprociteti nuk nënkupton kthimin e marrëdhënieve asimetrike por shndërrimin e subjektivitetit në çështje integriteti e dinjiteti dhe në raporte ndërfqinjësore e bilaterale.

Sipas tij, të dyja forcat politike, Lidhja Demokratike e Kosovës edhe Vetëvendosje, janë dakordësuar për parimin e reciprocitetit me Serbinë.

Ngjashëm me Kurtin, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se partitë partnere në qeverinë aktuale të Kosovës, e kanë përcaktuar edhe me programin e tyre qeverisës që taksa të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës u parapri nga një tjetër deklaratë e bërë nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se Qeverisë së re të Kosovës duhet të heq menjëherë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi gjatë vizitës së tij në Kosovë se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimit të raporteve dhe se Status-quoja aktuale është e padurueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’