MENU
klinika

NBA

Lakers fitojnë në limite me dyshen Davis-James

24.02.2020 - 11:36

Dy fitore radhazi për Los Angeles Lakers pas ndërprerjes së sezonit dhe kalifornianët “blindojnë” vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Lakers fituan në limite 114-112 ndaj Boston, në një përballje klasike të NBA-së.

Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet dueluan fort deri në fund. Anthony Davis realizoi 32 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 29 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket për vendasit. Tatum për Celtics realizoi 41 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fitore të vështirë mori edhe Portland, që mundi 107-104 Detroit. McCollum me 41 pikë e 12 asist si dhe veteran Carmelo Anthony me 32 pikë ishin vendimtarë për Portland në këtë tore. Oklahoma, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 131-103 San Antonio, ndërsa skuadra kampione e Toronto triumfoi 127-81 ndaj Indiana.

Skuadra e Denver mori një fitore të rëndësishme ndaj Minnesota, duke tuar 128-116, sukses që e mban ekipin e Nuggets mes pretendente në Perëndim. Millsap me 25 pikë e Jokic me 24 ishin dy shënuesit më të mirë të skuadrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN