MENU
klinika

Serie A, Java 26

Lazio e pandalshme, merr kryesimin

29.02.2020 - 16:55

Lazio po bën një sezon fantastik në kampionat. Plot 21 ndeshje pa humbje, ndërsa sot bardhekaltrit kanë fituar 2-0 në shtëpi përballë Bologna-s dhe tani të besuarit e Inzaghit kanë marrë kreun e Serie A.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 18-të nga Luis Alberto, që nuk fal me një goditje në hyrje të zonës. Pa kaluar as 3 minuta, Correa dyfishon shifrat dhe pjesa e parë mbyllet 2-0.

Në të dytën miqtë shënojnë një gol, por anulohet për jashtë loje nga VAR. Lazio administron mirë avantazhin e dyfishtë, duke mos e vënë në dyshim fitore. Presioni tani mbi Juventus dhe Inter, dy ndjekësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN