MENU
klinika

Kujtimi për ish-yllin e NBA

LeBron James, tatuazh dedikuar Kobe Bryant

01.02.2020 - 21:45

LeBron James u përlot në ndeshjen e fundit të Lakers kur mbajti fjalimin në prag të sfidës për Kobe Bryant. James e ka quajtur një vëlla të madh ish-yllin e basketbollit amerikan, që u ndaj nga jeta një javë më parë.

Për ta kujtuar Kobe Bryant, LeBron James ka bërë një tatuazh dedikuar “Mambës së Zezë”. Në tatuazhin e tij shkruhet “Mamba 4 Life” dhe kjo në nder të ish legjendës së NBA.

Një gjest që tregon pikëllimin e James për humbjen e një nga ikonave të basketbollit amerikan dhe një nga sportistët më të mirë të planetit gjatë viteve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"All Star" me ndryshime

NBA nderon legjendën Kobe Bryant

Po mblidhen firma nga tifozët

Dy ide për të përjetësuar Kobe Bryant