MENU
klinika

Ndeshja në NBA

Lakers nderojnë Kobe Bryant mes lotëve

01.02.2020 - 13:01

Që pas tragjedisë së Kobe Bryant të dielën e kaluar, Los Angeles Lakers zbritën për herë të parë në parket. Kujtime, nderime dhe lot në sallë para dhe gjatë ndeshjes.

Para ndeshjes me Portland Trail Blazers, në ‘Staples Center’ i gjithë organizimi i ishte dedikuar Kobe Bryant, njeriut që me fanellën e Lakers fitoi pesë tituj të NBA.

Fillimisht, fanellat e tij me numër 8 dhe 24, ishin vendosur në karriget e sallës, për të vazhduar me pjesën tjeter. Derisa këndohej në dedikim të Kobe, tifozë dhe lojtarë në sallë, u tradhtuan nga emocionet, duke mos mundur t’u përmbahen lotëve.

Emocional ishte edhe reagimi i LeBron James, yllit të Lakers, që kishte raporte të veçanta me Kobe Bryant. Kobe Bryant gjithë karrierën e kaloi te Lakers, duke fituar shumë tituj si me klubin ashtu edhe individual.

Sa i përket ndeshjes, Lakers humbën, por kësaj here pakkush e kishte mendjen te ndeshja, pasi lojtarët ishin të përfshirë nga ngjarja e rëndë e ish-yllit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"All Star" me ndryshime

NBA nderon legjendën Kobe Bryant

Po mblidhen firma nga tifozët

Dy ide për të përjetësuar Kobe Bryant

“Goditje me ‘thikë’ e trefishtë”

Fjalët prekëse të O’Neal për “vëllain” Bryant