MENU
klinika

Premier League, Java 25

Liverpool i papërmbajtshëm, titulli në “kasafortë”

01.02.2020 - 18:32

Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet në Premier League. Të Kuqtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 Southampton në shtëpi, duke vazhduar kështu rrugën e qetë drejt titullit kampion.

Serinë e golave për ekipin e hapi Chamberlein, i cili realizoi në minutën e 47’, me një gjuajtje të bukur nga larg. Në minutën e 60’, ishte Henderson që realizoi golin e dytë, për të vazhduar me pas me dopietën e Salah në minutat 72’ dhe 90’.

Me këtë fitore Liverpool shkon në kuotën e 73 pikëve, 22 pikë më shumë se City, i cili është ndjekësi më i afërt. Ndërkohë një fitore spektakolare ka marrë Everton, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-3 Watford.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të Kuqtë në Premier League

10 rekordet që mund të thyejë Liverpool…