24.02.2020 - 14:43
Lorik Cana është kthyer në shembullin e të gjithë baballarëve shqiptarë.
Kjo pas një fotoje të fundit të publikuar në Instagram, ku ish-kapiteni shfaqet duke mbajtur vajzën e tij të vogël Enkeleida. Por prit se surpriza nuk mbaron me kaq! Në duar, ai mban dy qese të mëdha pazari, që na bën të pyesim veten: Si ia del?
Loriku ka hequr komentet nga fotoja dhe nuk e dimë pse e ka bërë këtë kur është vetëm për t’i thurur lavde! Ish-kapiteni Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica mirëpritën fëmijën e tyre të dytë në janar, një vajzë që e pagëzuan me emrin Enkeleida.
Pas vogëlushit Bojken, familja u gëzua me një vajzë tashmë dhe familja u bë e madhe dhe akoma më e bukur!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prezantimi i filmit “Lorik”
“Lorik Cana 5”, legjenda kuqezi rrëfen objektivat
Mesazhi i ish-kapitenit
Cana flet si tifoz: Mbështeteni Kombëtaren!
Flet ish-kapiteni Lorik Cana