MENU
klinika

Spanja ende ka dyshime për shifrën

Malta e Qipro nuk e ngushtuan shumë ‘rripin’… dhuruan vetëm mbështetje morale

17.02.2020 - 19:28

Shuma e mbledhur nga shtetet të cilat morën pjesë në Konferencën e Donatorëve ditën e sotme në Bruksel ka qënë rekord, prej 1.15 miliard euro.

Por jo të gjitha shtetet jane treguar bujare me Shqipërinë.

Malta dhe Qipro si dy vende të vogla duket se buxhetin e kanë pasur shumë të kursyer për veten, e nuk e kanë ngushtuar aspak ‘rripin’ për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Ato dhuruan vetëm mbëstetje morale pa kufij.

Ndërkaq një tjetër shtet humanitar, që bëri përshtypje ishte Spanja.

Ajo nuk ka kontribuuar dot gjatë Konferencës së Donatorëve. Vendi hispanik ka qënë në mëdyshje se sa do të duhet që të dhuronte për Shqipërinë.

Për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Spanja nuk e ka vendosur ende nëse do të dhurojë 20 apo 25 mijë euro. Derisa ta vendosin do të jemi ende në pritje për shumën “marramendëse”…

Më poshtë do të keni një listë të shteteve të cilat kanë kontribuar dhe shumën përkatëse që kanë dhënë.

  1. Ambasada e Suedisë në Tiranë njofton se Suedia ka vendosur të dhurojë 5.6 milionë euro për Shqipërinë.

Gjithashtu, ambasada njofton se ministri i Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Peter Eriks Sonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

  1. Gjermania ka vendosur të dhurojë 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Donatorëve, që po zhvillohet sot në Bruksel.

  1. Italia dhuron një shumë të madh për procesin e rindërtimit në Shqipëri.

Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian, t’iu rikthehen ëndrrave të tyre.

  1. Franca ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.

Lajmi është bërë i ditur në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

  1. Danimarka dhe Polonia do të kontribuojnë me nga 2.7 milion euro për procesin e rindërtimit në Shqipëri.

Donacionet janë bërë të ditura nga ministrat danezë dhe polonezë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

  1. Greqia do të japë si donacion 2.5 milion euro dhe zotohet të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri.

Ishte ministri grek i cili bëri të  ditur shifrën gjatë Konferencës së Donatorëve.

Greqia ishte një ndër të parat vende e cila ndihmoi Shqipërinë gjatë tërmetit të 26 nëntorit me emergjenca civile dhe trupa kërkim- shpëtimi. Shifra që ajo jep është e ulët në krahasim me atë që ofroi Italia por ajo do të ndërtojë 200 shtëpi.

Ndërkaq kujtojmë se sot është zhvilluar Konferenca e Donatorëve në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Me pjesëmarjen e 100 shteteve nga e gjithë bota dhe solidarizimin e madh të tyre duket kontribuar kështu në ndihmë të procesit të rindërtimit. Në përfundim të kësaj konference duket se shuma e mbledhur nga të gjitha shtetet ka qenë surprizuese  duket thyer kështu një rekord.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë

Fatura e plotë e dëmeve del në...

Konferenca e donatorëve/ Rama takon Merkel