MENU
klinika

"BE qëndron përkrah Shqipërisë"

Konferenca e Donatorëve/ Soreca: Ndërkombëtarët solidaritet me Shqipërinë

16.02.2020 - 20:10

Nesër në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se cdo gjë është gati për Konferencën e Donatorëve dhe beson se ndërkombëtarët do të tregojnë solidaritet me Shqipërinë. “Pas një përgatitje shumë intensive, jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij me popullin shqiptar. BE qëndron krah Shqipërisë” shkruan ai.

Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete. Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant dy ditë më parë dha detaje nga organizimi i Konferencës së Donatorëve ‘Bashkë për Shqipërinë’. “Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30.

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp” tha zëdhënësia.

Holanda zyrtarizoi para dy ditësh ndihmën 3 milionë euro për Shqipërinë, por dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur që sonte në Bruksel, ku do të takohet me krerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me fokus zgjerimi i unionit bazuar te metodologjia e re para samitit të Zagrebit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura e plotë e dëmeve del në...

Konferenca e donatorëve/ Rama takon Merkel

"BE në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit"

Soreca: Mirëpresim konferencën e donatorëve