MENU
klinika

Përgjigjet mjekia e përgjithshme

Më bien flokët vazhdimisht. A duhet të shqetësohem?

05.02.2020 - 13:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më bien flokët vazhdimisht në mënyrë shqetësuese. Më çfarë lidhet?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Rënia e flokëve mund të jetë e përkohshme dhe mund të trajtohet nga mjeku dermatolog (duke iu nënshtruar trajtimeve specifike). Nga ana tjetër, humbja e flokut mund të jetë edhe e përhershme dhe trajtimi i saj mbetet vetëm në ndihmën e kirurgut plastik. Është ekzaminimi që bëhet për të vënë diagnozën dhe për të përcaktuar llojin e rënies të flokut duke vërejtur gjendjen e rrënjës së flokut në mikroskop. Flokët bien edhe nga infeksionet virusale ose nën ndikimin e faktorëve gjenetikë, presioni dhe tërheqja e flokëve gjatë kapjes ndikojnë në rënien e tyre. Jo në çdo rast rënia është problematike megjithatë ju duhet të kontaktoni me një dermatologe për të parë gjithça së afërmi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN