MENU
klinika

Goditi në shenjë me këngën e re

Mozzik kryeson top-listat gjermane!

26.02.2020 - 11:18

Ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt, Mozzik lançoi projektin e tij të ri, një këngë e kënduar në gjuhën gjermane.

“Auf Wiedersehen” titullohej projekti të cilin Mozzik s’mund ta mbyllte pa kënduar edhe një pjesë të fundit në shqip. Kënga e re u prit goxha mirë nga publiku dhe ka arritur rreth 10 milion klikime në Youtube.

Duket se Mozzik goditi me këtë projekt, pasi “Auf Wiedersehen” po bën namin në Gjermani dhe po kryeson top-listat muzikore. Kënga e reperit shqiptar është më e dëgjuara e javës, sukses i jashtëzakonshëm ky për Mozzik.

Ai po “konkurron” hapur Loredanën, këngët e të cilës po pëlqehen e dëgjohen shumë në Gjermani. Ashtu si Mozzik, edhe Loredana ka kryesuar prej javësh top-listat gjermane.

Ndërkohë që shijon suksesin e këngës së re, Mozzik ka lajmëruar se po punon fort edhe për projekte të reja që do të vijnë shumë shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam ndjerë shumë urretje!”

Loredana flet pas lajmit të ndarjes me Mozzik