MENU
klinika

Kategoria e Parë

Mposhtet Lushnja, Besëlidhja presion Kastriotit

01.02.2020 - 17:12

Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e javës 13, teksa ka dhuruar surpriza. Në Grupin A, Kastrioti e bën pushim pasi kalendari iu kishte rezervuar përballjen me Shkumbinin tashmë të skualifikuar nga gara.

Ndërkaq, Besëlidhja e vendit të dytë u konfirmua si një pretendente për t’u ngjitur në elitë, teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0 Tërbunin. Ndërsa Korabi është përmbysur 1-2 nga Burreli.

GRUPI A

Egnatia-Veleçiku 0-0

Besëlidhja-Tërbuni 1-0

57′ Xhorxheviç

Korabi-Burreli 1-2

27′ Prendi/ 31′ Fikaj, 61′ Fikaj

 

Në Grupin B, ekipet vazhdojnë të jenë të ngjeshura në krye, ndërsa kryesimi tashmë i ka kaluar Pogradecit. Liqenorët tiumfuan në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Elbasanit, të cilët mbeten në vendin e fundit.

Lushnja nuk mundi t’ia dilte me sukses, duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Oriku. Disafatë që i kushtoi kryesimin, ndërsa nga ana tjetër orikasit mbeten në vendin e pestë me 18 pikë.

GRUPI B

Pogradeci-Elbasani 3-0

29′ Jahaj, 67′ Shyti, 75′ Shyti

Oriku-Lushnja 1-0

24′ Gjinaj

Devolli-Turbina 2-1

67′ Çela, 89′ De Mota/ 73′ Levendi

Besa-Iliria 0-0

Apolonia-Iliria (nesër)

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN