MENU
klinika

Moda e re në futboll

Neymar kopjon Mourinhon, qethet tullac

11.02.2020 - 17:46

Të qethurit zero është kthyer në  një trend në botën e sportit. Stili me të cilin u shfaq së fundmi Jose Mourinho duket se ka bërë për vete edhe yllin e futbollit botëror, Neymar Jr.

Talenti brazilian publikoi një fotografi ku koka ishte e rruar tërësisht, duke kopjuar në një farë mënyrë trajnerin e Tottenham Hotspur. “Banda e tullacëve” shkruan Neymar në “Instagram”.

Një mesazh mjaft domëthënës, që shton aludimet për një transferim të tij në Londër dhe konkretisht te Tottenham. Puna me Mourinhon mund ta ndihmojë së tepërmi 28-vjeçarin që të piqet në karrierë dhe një ofertë në drejtim të tij do e binde të provonte talentin në Premier League.

Megjithatë, Neymar është edhe një fans i ndryshimit të shpeshtë të lukut.  Edhe Neymar i hoqi totalisht flokët, duke u bërë tullac. Kush do të jetë lojtari i radhës?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Grushtoi' tifozin pas ndeshjes

Dënimi që rrezikon Neymar