MENU
klinika

Si e shpjegon Ministria e Financave?

Nga buxheti i 2019-ës mungojnë 216 mln euro

20.02.2020 - 11:36

Buxhetit të shtetit për vitin 2019 i mungojnë rreth 216 milionë euro, për shkak të mosrealizimit të zërave buxhetor. Në total të ardhurat në fund të dhjetorit arritën në 460.3 miliardë lekë, duke mos arritur të realizohet as plani fillestar i buxhetit, as akti normativ dhe as parashikimet e publikuara në fletoren zyrtare për kuadrin makroekonomik 2021-2023.

Pak ditë më parë me miratimin e kuadrit makroekonomik qeveria rishikoi edhe rritjen ekonomike në nivelin e 2.7%. Goditjen më të madhe financat publike e kanë marrë nga mungesa e të ardhurave nga TVSH-ja. Edhe pse 2019 është shoqëruar me një aksion kundër evazionit fiskal të vazhdueshëm, arkës së shtetit vetëm nga ky zë i mungojnë 18.9 miliardë lekë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ndërkohë janë tejkaluar parashikimet për dy zëra atë të tatimit mbi fitimin pasi janë mbledhur 3 miliardë më shumë duke arritur në 36.5. Po ashtu edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale ka kaluar pritshmëritë pasi janë mbledhur 4.2 miliardë lekë më shumë se plani përfundimtar duke arritur në 46.1 miliardë në total. Të ardhurat nuk janë realizuar as nga pushteti vendor pasi mungojnë rreth 2.5 miliardë ndërsa në total janë mbledhur 23 miliardë lekë.

Ndërkohë në vitin 2018, diferenca në mosrealizimin e të ardhurave ishte vetëm 11 miliardë dhe nga TVSH-ja mosrealizimi ishte në vlerën e 3 miliardë lekëve. Po ashtu vihet re se qeveria e ka pasur të pamundur të realizojë edhe shpenzimet e parashikuara, që ishin në nivelin e 519.5 miliardë lekë pasi ka realizuar vetëm 491.8 miliardë lekë, duke penalizuar kështu edhe investimet e parashikuara. Pasi ka pasur një mosrealizim në shpenzimet kapitale në vlerën e 11 miliardë lekëve, ndërsa shpenzimet kapitale nuk janë realizuar me më shumë se 13 miliardë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020