MENU
klinika

Dinastia

Një Schumacher tjetër në garat e automobilizmit

06.02.2020 - 12:24

Dinastia Schumacher në garat e automobilizmit shtohet edhe me një pinjoll tjetër nga familja e njohur. David Schumacher, djali i ish-pilotit gjerman Ralf Schumacher, nipi i Michael Schumacher, do të garojë këtë vit në botërorin e Formula 3. Ai do të garojë me makinën çeke Charouz.

Piloti i ri 19-vjeçar është shpallur për 4 vjet rresht kampion në Euro Formula Regional. Duke parë që shpesh garat zhvillohen në të njëjtën ditë, David do të ketë mundësi të zbresë në pistë njëkohësisht me Mick Schumacher, djalin e Michael Schumacher, që garon në Formula 2.

Kështu, 10 vite pas konkurrencës në pistë mes vëllezërve Michael dhe Ralf Schumacher, në të ardhmen mund të shohim një duel mes djemve të tyre, Mick dhe David Schumacher.

Vitin e ardhshëm Mick Schumacher pritet të kalojë në Formula 1, ndërsa David në Formula 2, por gjithçka për djalin e Ralfit do të varet nga sezoni i ri, nëse arrin të jetë konkurrues deri në fund, edhe pse skuderia e tij nuk është pretendente.