MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Nuk kanë fund befasitë, eliminohet edhe Barça

06.02.2020 - 23:02

Pas Atletico Madrid, Sevilla dhe Real Madrid, nga Kupa e Mbretit është eliminuar edhe Barcelona. Katalanasit janë mposhtur nga Athletic Bilbao, që fitoi 1-0 në fushën e vet në sekondat e fundit.

Blauagranat kanë kaluar një muaj vërtet të hidhur. Pas eliminimit nga Superkupa në gjysmëfinale, humbjes së kreut në La Liga, tani vjen edhe eliminimi nga Kupa.

Kanë dominuar gjatë gjithë kohës, por miqtë janë ndëshkuar në 93’ nga Williams. Bilbao feston në fund dhe tashmë është favorite kundrejt 3 skuadrave të tjera, Real Sociedad, Granada dhe Mirandes. Pritet hedhja e shortit, me ndeshjet vajtje-ardhje tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëson 4 gola në “Bernabeu”

Surpriza, Real Madrid eliminohet nga Kupa