MENU
klinika

"Statujëza e artë"

OSCAR – kureshtja zgjat dhe fare pak…

09.02.2020 - 10:49

Mbrëmja e sotme, shënon kulminacionin e një serie festimesh dhe ngjarjesh, me pjesëmarrjen  e gjerë të personazheve VIP, që e bëjnë Qytetin e Engjëjve në Amerikë, në vendin e kultit të momentit. Ceremonia për edicionin e 92-të, të çmimeve OSCAR, nis për pak, por kush konkurron më denjësisht?

Zgjodhëm të risjellim në vëmendje, filmat me një sukses në rritje, deri më tani:

Filmi më i mirë

Sipas parashikimeve më të besueshme, ‘Viti 1917’ do të jetë fitues i statujës së lakmuar për ‘filmin më të mirë’.

 

Aktori më i mirë

Duket se Joaquin Phoenix është i destinuar ta fitojë, për interpretimin e tij në filmin ‘Joker’.

Aktorja më e mirë

Edhe aktorja më e mirë duket se tashmë është në duart e Renee Zellweger, interpretuesja kryesore e filmit ‘Judy’, me regji nga Rupert Goold.

Por, nata e çmimeve të mëdha, nuk është vetëm e kinemasë. Ethet e statujëzave të arta, tashmë janë të larta sidomos edhe në kuzhinë, ku imagjinata dhe krijimtaria shkojnë krah për krah me temën kryesore, që mbetet statuja “OSCAR”.

Për 500 të ftuarit, është gati një ushtri prej 200 vetash në kuzhinë, për të përgatitur një menu që është 70 për qind me ushqime organike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN