MENU
klinika

Konfirmimi

Partizani, dy ndeshje radhazi në “Air Albania”

19.02.2020 - 19:28

Në dy ditë radhazi, dy ndeshje në “Air Albania Stadium”. Pas Kukësi-Tirana, që luhet të premten në orën 18:00, edhe sfida mes Partizanit dhe Bylisit për javën e 23-ë të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Në një njoftim të fundit të kampionëve të Shqipërisë, konfirmohet se takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00. Në këtë mënyrë, “Air Albania” bëhet pronë e kampionatit shqiptar pasi në të janë zhvilluar disa sfida të rëndësishme të këtij sezoni: derbi Tirana-Partizani 2-1, Tirana-Teuta 2-1, Kukësi-Partizani 1-0 dhe Tirana-Skënderbeu 1-1.

Të kuqtë i kërkuan FSHF-së që takimi përballë ballshiotëve të luhet në impiantin modern të futbollit shqiptar “Air Albania” dhe u plotësua. Javës tjetër është derbi i kryeqytetit, kështu që Partizani do të luajë dy ndeshje radhazi në impiantin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tifozët reagojnë ndaj klubit

“Tirona Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj!