MENU
klinika

Klubi me titullin "Nderi i Kombit"

Partizani mbush 74 vjeç, një video për tifozët

04.02.2020 - 12:01

Partizani feston sot ditëlindjen e krijimit si klub, një nga më të titulluarit dhe me më shumë tifozë në vendin tonë. Mbush 74 vite prej krijimit, pikërisht më 4 shkurt 1946.

Të kuqtë gjatë këtyre viteve kanë krijuar shumë histori, të mbushur me triumfe e trofe, teksa aktualisht janë kampionët në fuqi të kampionatit.

“Demat” kanë koleksionuar 16 tituj kampion si dhe 15 Kupa të Shqipërisë, tre Superkupa dhe një Kupë Ballkanike, duke u cilësuar si një nga klubet më të suksesshëm.

Ndërkohë, klubi i kuq është nderuar edhe me titullin “ Nderi Kombit” e “Legjenda e Futbollit Shqiptar”. Klubi ua ka dedikuar tifozëve të tij edhe një video gjithëpërfshirëse nga historia e Partizanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN