MENU
klinika

Plani për Lindjen e Mesme

Pas Rusisë, edhe BE kundërshton Trumpin!

04.02.2020 - 16:13

Plani i administratës Trump për paqen izraelite-palestineze “sfidon shumë nga parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht” për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, tha të dielën diplomati i lartë i Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se plani vë në dyshim “kufirin e vitit 1967, siç u mor vesh nga të dy palët, me një shtet të Izraelit dhe një shtet të pavarur të Palestinës, që jetojnë krah për krah në paqe”.

Të dielën, agjensitë e lajmeve ruse cituan një zëdhënës të Kremlin të thoshte se plani kundërshton disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara dhe vë në dyshim realizueshmërinë e planit.

“Ne shohim reagimin nga palestinezët, ne shohim reagimin e shumë shteteve arabe të cilat kanë marrë pjesë me palestinezët në refuzimin e planit.

Kjo, padyshim, na bën të mendojmë për realizueshmërinë e tij”, u citua Dmitry Peskov.

Presidenti Donald Trump zbuloi propozimin e shumëpritur javën e kaluar në Uashington. Kjo do t’i lejojë Izraelit të aneksojë vendbanimet e tij të Bregut Perëndimor, të cilin palestinezët dhe shumica e bashkësisë ndërkombëtare i konsideron të paligjshme, si dhe Luginën Jordan, e cila përbën afërsisht një të katërtën e Bregut Perëndimor.

Si kthim, palestinezëve do t’u jepej shtetësi në Gaza, në disa pjesë të Bregut Perëndimor dhe disa lagjeve në periferi të Jeruzalemit, të gjitha të lidhura së bashku nga një rrjet i ri rrugësh, urash dhe tunelesh.

Izraeli do të kontrollonte kufijtë dhe hapësirën ajrore të shtetit dhe do të mbante autoritetin e përgjithshëm të sigurisë.

Kritikët e planit thonë se plani do të shfuqizonte të drejtën e kthimit për refugjatët palestinezë të shpërngulur nga lufta e vitit 1948 dhe pasardhësit e tyre, një kërkesë kryesore palestineze.

E gjithë marrëveshja do të varet nga fakti nëse sundimtarët e Hamasit të Gazës, dhe grupet e tjera të armatosura do të çarmatosen, diçka që ata gjithmonë e kanë refuzuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Associated Press/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN