MENU
klinika

Problemet pasojnë njëra-tjetrën

Përse nuk duhet ta lini lëkurën e fytyrës të thahet?

11.02.2020 - 15:38

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe ka nevojë shpesh herë të marrë kujdesi e nevojshëm në varësi të kushteve atmosferike apo dhe të ushqimeve që konsumoni. Ndërkaq në dimër lëkura ka më shumë nevojë për kujdes sepse shpesh thahet. Lëkura e thatë çon në rrudha dhe ju bën të dukeni më të vjetër.

Lëkura e thatë bën që poret të shpërhapen dhe të duken më të mëdha. Pra, jo vetëm që është e dëmshme për poret tuaja, por gjithashtu ju bën të dukeni më të vjetër!

Si ta zgjidhni këtë problem me lëkurën tuaj? 

Për fat të mirë, është e thjeshtë për t’u parandaluar.  Zgjidhni një ujë të mirë tonik dhe hidratues për llojin e lëkurës tuaj dhe aplikojeni në fytyrën tuaj çdo ditë.

Pini shumë ujë dhe pse jo, mund të aplikoni edhe disa maska natyrale