MENU
klinika

Ka një pengesë

Po dështoi Sarri, Guardiola kalon te Juventus

11.02.2020 - 11:30

Pep Guardiola mund të jetë trajneri i ri i Juventusit sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Daily Mail”, që shprehet se trajneri spanjoll mund të zërë vendin e Maurizio Sarri në stolin e bardhezinjve.

Sarri nuk po bind në stolin e Juventusit dhe situata kohët e fundit nuk është shumë pozitive te kampionët e Italisë. E njëjta situatë edhe te Manchester City, që po luan dobët këtë sezon në Premier League dhe trajneri Guardiola është vënë shpesh në shënjestër.

Sarri ka ende shanse të shpëtojë vendin e tij, duke fituar një trofe të madh, si kampionatin apo Champions League. Gjithsesi, Guardiola mbetet “ëndrra në sirtar” e bardhezinjve, që e kanë kërkuar trajnerin spanjoll edhe një vit më parë kur iku Allegri.

Guardiola aktualisht paguhet 15 milionë stërlina në sezon te City, çka mbetet ngërçi më i madh për Juventusin. Trajneri spanjoll ka thënë se do të respektojë kontratën me “citizens”, por nëse situata nuk ndryshon në kampionat ai mund të largohet drejt Serisë A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga thonjtë e paprerë, te hotelet

Asnjë si Sarri, trajneri më supersticioz në botë