MENU
klinika

I heqin prindërit nga puna

Pranoi ftesën e Kosovës, lojtari serb në telashe

21.02.2020 - 18:13

Duhet të kalojnë vite e ndoshta dekada që serbët dhe shqiptarët në Veri të Kosovës të jetojnë në paqe. Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut Ilija Iviç.

Ky i fundit jeton në komunën e Graçanicës dhe është pjesë e komunitetit serb që jeton në Kosovë. Ai u ftua nga trajneri i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, dhe ka pranuar ftesën e “Dardanëve”.

Kjo gjë i ka sjellë pasoja lojtarit me origjinë serbe, pasi Komuna e Graçanicës i ka hequr të dy prindërit nga puna. Mamaja e tij punonte si shërbyese civile, ndërsa babai si mësues. Klubi Flamurtari ku luan djaloshi ka konfirmuar lajmin e vështirë për familjen Iviç.

Serbët nuk e kanë pritur aspak mirë pranimin e ftesës së Kosovës nga djali Ilija. Ata kanë ushtruar presion drejt familjes, por dhe në media duke e quajtur skandaloz veprimin e të riut. Thirrje po bëhen nga klubi i Flamurtarit, por dhe nga shoqëria kosovare që të ndihmojnë në integrimin e familjes Iviç në një pjesë tjetër të Kosovës.