MENU
klinika

Nga Financial Times

Pse gjermanët duan që Merkel të largohet sa më shpejt?

18.02.2020 - 20:02

Angela Merkel kishte planifikuar se do të largohej në vjeshtën e vitit 2021. Për një numër në rritje të njerëzve në partinë e saj, fundi duhet të vijë shumë shpejt.

Unioni Kristian Demokratik i Merkel do të fillojë procesin e zgjedhjes së një drejtuesi të ri. Fituesi do të hyjë në një periudhë të vështirë të “bashkëjetesës” me kancelaren.

Por shumë në Berlin besojnë që Merkel duhet të tërhiqet në mënyrë që kryetari i ri i CDU të mos jetë vazhdimisht në hijen e saj.

Në themel të problemit është eksperimenti radikal i nisur nga Merkel në vitin 2018. Duke u përballur me pakënaqësinë në rritje në CDU, ajo u largua si drejtuese e partisë, por mbeti kancelare. Ishte një zgjedhje e çuditshme për një politikane, që gjithmonë kishte insistuar se të dyja punët duhet të ushtrohen gjithnjë nga i njëjti person.

Në dhjetor 2018, Kramp-Karrenbauer, u zgjodh si kryetare e CDU. Pritej që Kramp-Karrenbauer më vonë do ta pasonte atë si kancelare. Por skema e Merkel për një tranzicion të rregullt “dështoi në mënyrë spektakolare”, tha Andreas Rödder, një historian në Universitetin Mainz.

Shumë në Berlin kishin pritur që  Merkel të kalonte me shpejtësi shkopin e kancelares tek udhëheqësja e re e CDU. Në vend të kësaj, ajo mbeti në pushtet, ndërsa Kramp-Karrenbauer qëndroi në shtëpi duke u përpjekur, më kot, për të bashkuar partinë e saj të ndarë.

“E gjitha varet nga mënyra se si Merkel dhe pasardhësi i AKK-së punojnë së bashku,” tha një deputet i lartë i CDU. “Nëse ata kanë një marrëdhënie të mirë, nuk ka asnjë arsye pse ajo të mos qëndrojë si kancelare deri në fund të mandatit të saj.”

Mbështetësit e saj theksojnë gjithashtu se Gjermania do të mbajë presidencën e rradhës të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe pak në Berlin dëshirojnë  që të shfaqen probleme nga zgjedhjet dhe tranzicioni.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar


"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?